Momenti kur Rakitic e zemëroi Messin duke mos i pasuar topin

Barcelona nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim ndaj Lyonit në udhëtim në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, duke luajtur 0-0.

Sport

20/02/2019 16:42

“Ne kemi kërkuar fitoren, ne kishim mundësitë, por nuk shënuam”, ka deklaruar Rakitic pas ndeshjes, duke e komentuar barazimin e Barcelonës me Lyon, përcjell ‘lajmi.net’.

E pikërisht mesfushori kroat, ka qenë në qendër të kritikave për paraqitjen në këtë ndeshje.

30 vjeçari është kritikuar për mos pasim të topit të Lionel Messi në disa raste.

Madje, në një moment siç shihet në foto, kroati ka zemëruar edhe Messin me vendimin e tij për të mos i pasuar argjentinasit që në qendër të fushës i kërkonte topin./Lajmi.net/