Modriç dhe Rakitiç shkëmbejnë fanellat, në to kanë shkruar diçka unike

Kroacia zhvilloi një Botëror që do të mbahem mend gjatë në mendjet e të gjithë kroatëve dhe futbolldashësve.

Sport

16/07/2018 15:34

Megjithëse humbën në finale ndaj Francës, kroatët duhet të jenë me kokën lart pasi kanë bërë një punë të mrekullueshme.

Në fund të ndeshjes dy nga lojtarët më të mirë të ekipi, Luka Modriç dhe Ivan Rakitiç edhe pse kundërshtarë me njëri-tjetrin kur luajnë me klubet, kanë shkëmbyer fanellat duke lënë edhe një mesazh.

“Ivan, vëlla, jam shumë krenar për faktin që kemi ndarë së bashku këto momente të mahnitshme”, ka shkruar Luka Modriç në fanellën që ja ka dhuruar Rakitiçit.

“Luka, vëlla, jam shumë krenar që kam pasur mundësinë të luaj në krah me ty”, ka shkruar Rakitiç.

rakitic-modric-535x380