Modelet e ri-dizajnuara TT dhe TTS të Audi

Vetëm pak kohë pas zbulimit të modeleve të reja të Audi në Gjenevë, prodhuesi gjerman i veturave ka zbuluar një model të ri për vitin 2015 të TT dhe TTS coupe, që do të dalin në treg së shpejti. Ndryshimet e jashtme përfshijnë një grilë të re dhe një kornizë të dritave LED, por blerësit…

Auto & Tek

24/03/2014 19:51

Vetëm pak kohë pas zbulimit të modeleve të reja të Audi në Gjenevë, prodhuesi gjerman i veturave ka zbuluar një model të ri për vitin 2015 të TT dhe TTS coupe, që do të dalin në treg së shpejti.

Ndryshimet e jashtme përfshijnë një grilë të re dhe një kornizë të dritave LED, por blerësit do të jenë më të interesuar në pakot e reja të Audi që i ka prezantuar për makinat sportive.

Modeli TT 2015 do të vijë me një linjë S, plus me një paketë karboni, i cili shton pesë lidhje të folive dinamike, shtesa aerodinamike dhe fibra të reja të karbonit.

Një model TTS më i fuqishëm është duke u bërë nga paketa e Audi, që përfshin një model të verdhë dhe një tjetër ngjyrë hiri.

Përndryshe, modelet e Audi TT mbajnë një 2.0 litërsh të pandryshuar dhe një radhitje prej katër turbo-ve në 211hp në TT dhe 250hp në TTS, duke u çiftëzuar me një marsh prej 6 shpejtësive S tronike dy-qafore.