Miranda optimist për përballjen me Gjermaninë

Mbrojtësi i Brazilit, Miranda, ka thënë se miqësorja me Gjermaninë vjen në kohën më të mirë të tyre.

Sport

25/03/2018 22:09

Brazili në kuadër të ndeshjeve miqësore të FIFA-s, do të takohet me Gjermaninë në Berlin.

Mbrojtësi i Interit, Miranda, është deklaruar optimist para kësaj ndeshje shumë interesante, duke thënë se për Brazilin është koha e përsosur për t’u takuar me Gjermaninë.

“Unë mendoj se është koha ideale për t’u përballur me ata”, ka thënë Miranda në konferencën për shtyp.

“Është e pashmangshme të mos flitet për ndeshjen ku humbën 7:1, por ne duhet të marrim mësime nga gjithçka në jetë”, ka shtuar ai./Lajmi.net/