Millosheviq i kishte dërguar në Qipro mbi 1 miliard marka përmes kompanive “offshore”
“Panama Papers”, skandali i mbi 11.2 milionë dokumentesh që zbuluan mënyrat e pastrimit të parave dhe evazionit fiskal përmes kompanive “offshore” apo “oazave tatimore”, janë të përfshirë edhe plot emra të politikanëve dhe biznesmenëve serbë, transmeton Indeksonline.

Lajme
Siç është raportuar nga mediat serbe, në dokumentet janë përmend emrat e më shumë se njëqind biznesmenëve nga Serbia, në mesin e tyre janë Vuk Hamoviq, Zoran Drakuliq, Igor Sabo dhe Sllobodan Millosheviq.
Ish presidenti serb, Sllobodan Millosheviq dhe bashkëpunëtorët e tij, përmes kompanive “offshore”, në Qipro i kanë dërguar mbi një miliarda marka të vjedhura nga qytetarët serbë, përfshirë edhe dallaveret me shitjen e pasurive të Kosovës, shkruajnë mediat serbe.
Dokumentet e publikuara në bazës të disa dhënave ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarje të rëndësishme në vitet ‘90. /Indeksonline/