Militantët e ISIS-it shkatërrojnë me çekiçë qytetin antik asirian të Nirmudit

Arkeologët dhe autoritetet historike e kulturore të Irakut, kanë shprehur zemërimin e tyre të thellë për shkatërrimin me buldozer dhe çekiç të statujave dhe artefakteve të tjera të qytetit të lashtë asirian, Nimrud, në Irak.

Bota

06/03/2015 10:05

Militantët e “Shtetit Islamik” me buldozer dhe çekiç në duar filluan prishjen e qytetit ditën e enjte, pasi sipas tyre tempujt e lashtë dhe statujat janë “idhujt e rremë”, që duhet të thyen dhe të fshihen nga historia islame.

Drejtor për Kulturë në Kombe të Bashkuara, Alex Plathe, ka thënë se shkatërrimi i qytetit antik Nimrud është një tjetër sulm i tmerrshme në trashëgiminë e Irakut. Ndërsa arkeologu irakian Lamia al-Gailani, ka thënë se ky veprim i “Shtetit Islamik” është i dënueshëm dhe përpjekje për të fshirë historinë e lashtë irakiane.

Qyteti antik Nirmud shkatërrohet nga "Shteti Islamik"

Qyteti antik Nirmud shkatërrohet nga “Shteti Islamik”

Nimrud u themelua në shekullin e XIII para Krishtit dhe shtrihet rreth 30 km në jug-lindje të Mosulit, qytetit të dytë për nga madhësia në Irak, i cili u pushtua vitin e kaluar nga militantët e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë” (ISIS), të cilët më vonë, pas ofensivave dhe vrasjes së mbi dhjetë mijë civilëve shpallën edhe kalifatin e tyre në tokat e pushtuara në Irak dhe Siri, të quajtur “Shteti Islamik”. .

Shumë prej artefakteve të gjetur në Nirmud janë zhvendosur përpara pushtimit të Mosulit për në muzeun historik në Bagdad dhe jashtë shtetit, mirëpo objekte të mëdha, si statuja me vlerë, mbeten në vend.

Nimrud mbulon një zonë shumë të madhe, dhe ende nuk është bërë e qartë nëse ky qytet antik është shkatërruar plotësisht. Por një burim fisnor lokal, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se militantët e “Shtetit Islamik”, përpara se të shkatërronin qytetin antik, kanë plaçkitur statujat dhe artefaktet me vlerë.

“Së pari kanë marrë artefaktet me vlerë, pastaj kanë filluar të shkatërrojnë muret statujat dhe njërën nga kështjellat e këtij qyteti antik”, ka thënë një dëshmitar për agjencinë Reuters.

Nimrud shtrihet në brigjet e lumit Tigër. Gjashtë shekuj para erës sonë ishte i njohur edhe si qytetit Kalhu dhe shfaqet në Dhiatën e Vjetër, si Kalahut. Për rreth 150 vjet Nimrud ishte kryeqyteti Asirianisë, një mbretëri që shtrihej në pjesë të Irak, Sirisë dhe Turqisë së sotme.

Gërmimet e para në kohët moderne janë ndërmarrë nga evropianët duke filluar në vitet 1840. Thesaret zbuluara shkonin nga seksione të tërë pallatet mbretërore, statujave individuale dhe objekte të vogla. Për dekada gërmimet u ndalen, por në 1949 Sir Max Mallowan (burri i shkrimtares Agatha Christie) rifilloi gërmimet dhe shkroi një vepër mbi qytetin antik Nimrud.

Arkeologët irakianë dhe të huaj kanë vazhduar gërmimet, veçanërisht nga vitet 1970, kur janë zbuluar një rekord statujash dhe artefakte të tjera që vlerësoheshin si thesar shumë i çmuar i historisë antike të Irakut. /lajmi.net/

YouTube player