Milimetra larg vdekjes: Ja si ia shpëton jetën të dashurës

Një burrë shpëtoi jetën e një gruaje kur e tërhoqi atë nga rruga, e cila rrezikohej nga një makinë që po ecte me shpejtësi, e cila kaloi vetëm pak metra prej tyre.

Fun

20/11/2018 19:26

Kamerat kapën momentin kur burri dhe gruaja, për të cilët thuhet se ishin çift, pothuajse u goditën nga makina para se të përplaseshin në një mur, transmeton lajmi.net.

Videoja tregon njeriun që kap partneren e saj dhe hidhet me të në tokë për t’i shpëtuar automjetit në shpejtësi.

Nuk dihet nëse pala pësoi ndonjë lëndim në incident.

Gjithashtu nuk dihet nëse shoferi kishte ndonjë pasagjer në veturë ose nëse ata arritën të shpëtonin të pa dëmtuar. /Lajmi.net/