Miley Cyrus kalon rrugët me diamant në dorë (Foto)

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Miley Cyrus, duket se është bashkuar përsëri me ish të fejuarin e saj, Liam Hemsworth.

ShowBiz

19/01/2016 11:31

Cyrus, gjatë kalimit në rrugët e New York-ut,ka bërë mjaftueshëm gjeste që të binte në sy unaza e saj e fejesës, që kishte një gur të madh diamanti.

Ajo mbante telefonin me dorën e unazës në atë formë sa të mund të reflektojë nga dielli dhe të dukej madhësia dhe shkëlqimi i atij diamanti. Përveç kësaj ajo ka postuar edhe fotografi të unazës në rrjetin social “Instagram”.