Milani përjashton Mexesin

Milan është duke konsideruar mundësinë e shkëputjes së kontratës me mbrojtësin Philippe Mexes, pas incidentit të tij në ndeshjen kundër Lazios.

Sport

27/01/2015 13:09

Philippe Mexes nuk do të jetë edhe gjatë futbollist i Milanit.

Qendërmbrojtësi francez u përjashtua në humbjen 3:1 nga Lazio në fundjavë, pasi sulmoi fizikisht kapitenin e skuadrës romake, Stefano Mauri.

Dhe, incidenti i fundit do t’i kushtojë shtrenjtë atij.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, Milan është duke konsideruar mundësinë e shkëputjes së kontratës së Mexesit.

Mbrojtësi fillimisht është gjobitur dhe nuk u ftua për ndeshjen kundër Lazios që zhvillohet sonte në San Siro në kuadër të Kupës së Italisë.