Milani e merr lajmin e vitit!

Alexnadre Pato e do rikthimin te Milani.

Merkato

18/10/2018 22:38

Pato e ka pranuar se dëshira e tij është që të rikthehet te Milani.

Sulmuesi brazilian ka thënë se ai është takuar disa herë me Leonardon për të folur rreth të ardhmes së tij.

“Të them të drejtën jam takuar disa herë me Leonardon”, ka thënë Pato, përcjell “lajmi.net”.

“Ne kemi bërë disa shaka në lidhje me rikthimin tim te Milani, por të shohim se çfarë do të na sjell e ardhmja”, ka shtuar më tej sulmuesi brazilian. /Lajmi.net/