Milani bindës ndaj Veronas

Milani ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Verona me rezultat të pastër prej 3-1, duke vërtetuar kështu rikthimin në formë të mirë.

Sport

19/10/2014 17:55

Ndeshja filloi mirë për rosonerët kur në minutën e 21’ Rafa Marquez shënon një autogol. Gjashtë minuta më vonë, Keisuke Honda shënon për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.

Në minutën e 56’ Honda shënon golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të tretin për skuadrën e tij, ndërsa Lopez në minutën e 87’ shënon për të ngushtuar epërsinë e rosonerëve.

Me këtë fitore, skuadra e Inzaghit është në kuotën e 14 pikëve dhe gjindet në vendin e katërt të tabelës së Serie A, me pesë pikë më pak se lideri, Juventusi.

Video