Milani, 9 milionë për Xhakën

Skuadra e Milanit është duke përgatitur një ofertë prej 9 milionë euro për shërbimet e mesfushorit të Monchengladbach, Granit Xhakës.

Sport

18/01/2015 12:01

Sipas raportit të bërë nga Milanlive.it e cila transmeton të përditshmen gjermane, Bild, mësojmë se rosonerët e duan me çdo kusht shërbimin e Granitit.

Gjiganti italian është duke përgatitur një ofertë prej 9 milionë euro, për ta sjellur në San Siro, Xhakën, i cili është me origjinë shqiptare.

Përndryshe, me transferimin e mundshëm te Milani, Xhaka do t’i bashkohej kështu Shaqirit, i cili u transferua në Serie A disa ditë më parë, por te rivali i Milanit, Interi.