Milan zgjedh trajnerin, kontratë deri më 2020

“Rossonerët” janë të bindur se Gennaro Gattuso e meriton të mbetet në postin e trajnerit përtej përfundimit të këtij sezoni..

Sport

17/03/2018 11:22

Milan ka vendosur t’i ofrojë kontratë të re trajnerit Gennaro Gattuso.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se “Rossonerët” janë të bindur se ish mesfushori e meriton të mbetet në postin e trajnerit përtej përfundimit të këtij sezoni.

Gattuso ka ringjallur sezonin e Milanit duke kualifikuar ekipin në finalen e Coppa Italia dhe e ka rikthyer në garë për pozitën e katërt në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Me kontratën e re, Gattuso do të jetë i lidhur me Milanin deri në vitin 2020. /Lajmi.net/