Milan me super përforcim nga Bayern Munich (FOTO)

Milan kërkon një përforcim të madh nga Bayern Munich.

Merkato

22/07/2017 10:57

Milan dhe Bayern Munich kanë caktuar një takim të ri për të biseduar në lidhje me transferimin e mesfushorit Renato Sanches në San Siro.

Mediat italiane raportojnë se “Rossonerët” vazhdojnë të jenë të interesuar për angazhimin e reprezentuesit portugez, përcjell “lajmi.net”.

Milan kërkon Sanchesin në formë të huazimit me opsion të blerjes.

Por, Bayern Munich preferon huazimin pa të drejtë të blerjes nga klubi italian. /Lajmi.net/