Milan ka vendosur rreth Gonzalo Higuainit

Gonzalo Higuain është tejet nervoz te Milani.

Merkato

02/12/2018 17:50

Gonzalo Higuain e ka mbyllur muajin nëntor pa shënuar një gol të vetme, andaj është duke kaluar nëpër një periudhë tejet të keqe.

Por, përkundër formës së tij, skuadra italiane i beson shumë atij, përcjell “lajmi.net”.

Milan dëshiron që ta blejë kartonin e tij të plotë nga Juventusi, pasi e ka në huazim.

Rosonerët paguan 18 milionë euro për huazimin e Higuainit, ndërsa në fun d të këtij sezoni duhet të paguajnë edhe 35 milionë të tjerë.

Juventus është i gatshëm që të heq dorë, andaj argjentinasi me gjasë do të mbetet te rosonerët. /Lajmi.net/