Milan i jep edhe dy lojë mundësi Gattusos

Milan i ka bërë të ditur Gennaro Gattusos se është në provën e tij të fundit.

Sport

23/12/2018 15:16

Por, ai nuk duhet vetëm të shënojë fitore kundër SPAL dhe Frosinone, por duhet të përmirësojë edhe performancat.

Milan të shtunën pësoi nga Fiorentina gjë që rriti shumë pakënaqësinë e tifozëve në “San Siro”.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Gattuso do të duhet me doemos të fitojë dy ndeshjet e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Wenger shihet të jetë zëvendësuesi i italianit në rast se ky i fundit shkarkohet nga posti.

Mbetet të shihet cilat janë rezultatet që ish mesfushori i Milan do të arrijë në dy ndeshjet e radhës. /Lajmi.net/