Milan apo Real Madrid, ja kush po e transferon Piatekun

Krzysztof Piatek është njëri ndër lojtarët më të kërkuare të këtij afati kalimtar.

Sport

15/01/2019 09:44

Krzysztof Piatek është bërë cak i shumë skuadrave evropiane, ndërsa Genoa e ka caktuar çmimin tashmë.

Skuadra italiane ka marrë ofertë nga Milani dhe Real Madrid, ndërsa kërkon 50 milionë euro nga shitja e polakut, përcjell lajmi.net.

Rosonerëy e duan Piatekun si zëvendësues të Gonzalo Higuain, që pritet të kalojë te Chelsea.

Nga ana tjetër, Real Madrid nuk beson më Karim Benzeman, andaj e dëshiron transferimin e polakut.

Madrilenët po i prijnë garës për transferimin e Piatek, pasi edhe lojtari e dëshiron transferimin në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/