Mike Tyson është tifoz i këtij boksieri (FOTO)

Mike Tyson ka bërë të ditur se është adhurues i emnakut të tij, Tyson Fury.

Sport

25/05/2016 14:44

Ish kampioni i botës në kategorinë e rëndë, Mike Tyson ka bërë të ditur se është adhurues i emnakut të tij, Tyson Fury.

Amerikani Tyson pranon se tani nuk e ndjek shumë boksin por mbeti i impresionuar nga fitorja e britanikut ndaj Wladimir Klitschkos më herët gjatë vitit të kaluar.

Fury, i cili do t’i mbrojë kurorat e tij në versionet WBA Super dhe WBO në një revansh ndaj Klitchkos në korrik, ka mbështetjen e Tysonit.

“Nuk e di, nuk jam duke ndjekur shumë boksierë. Njëri, Tyson Fury, më pëlqen ta shoh sepse e ka emrin tim dhe gjëra të tjera, andaj po, më pëlqen Tyson Fury”, deklaroi Tyson, i cili mbush 50 vjet gjatë muajit të ardhshëm.

“Ai është i vetmi që e mposhti Wladimir Klitschkon në 23 mbrojtje të titullit. Të gjithë të tjerët dukej se ishin të fortë por ata nuk e mposhtën. Kurse, Fury fitoi, kjo tregon se ai vlen”, u shpreh ai.