Migjen Basha flet për ndeshjen Izrael – Shqipëri – Lajmi.net
Migjen Basha flet për ndeshjen Izrael – Shqipëri
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliLiga e KombeveSport 14:35, 11 October 2018
Pas barazimit në miqësore me Jordaninë, tashmë vëmendja është e gjitha tek Izraeli, dhe në konferencën e sotme për shtyp para mediave, doli kapiteni i tretë i Kombëtares, Migjen Basha, ku foli për ambientin tek kuqezinjtë, dhe për ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja Shqiptare barazoi 0-0 me Jordaninë në miqësoren e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’.

Ju bind Kombëtarja, që mund të vazhdojë me suksese?

Sigurisht që po, me këtë skuadër mund të bëjmë ndeshje katastrofale, por edhe shumë të mira. Dje luajtëm me një sistem që disa herë e kemi përdorur e disa herë jo. Disa lojtarë kanë qenë të rinj. Ndoshta nuk ka qenë një ndeshje shumë e mirë, por ajo që na intereson është ndeshja e të dielës. Ndaj Izraelit duhet të japim maksimumin. Jordania kërkonte një barazim kundër nesh.

E ul moralin barazimi me Jordaninë?

Nuk e ngre moralin vetëm fitorja. Ne dolëm barazim, por vitin e fundit kemi humbur ndaj Luksemburgut, dhe më pas fituam në Izrael. Ka disa raste, kur fitorja shërben edhe për keq. Ne lojtarët, duhet të ngremë moralin. Duhet entuziazëm, dhe të luajmë si një finale, dhe kjo ndeshje vendos fatet tona. Nëse bëjmë një rezultat të mirë atje, kemi shumë shanse për në Europian.

Sa zemër mund të marrë Kombëtarja nga Basha në regji, dhe Hysaj në krah?

Është e vështirë të them diçka të tillë, në të kaluarën edhe ne të dy kemi bërë ndeshje të dobëta. Nëse do jemi në fushë të dielën, duhet të japim maksimumin, pasi tani jemi kapiten i dytë dhe i tretë. Kemi akoma më shumë përgjegjësi.

Si e ndieni veten kur nuk u aktivizuat në një sistem të tillë?

Me këtë sistem e kam luajtur me Venturën në Torino. I di lëvizjet. Ajo që u pa në fushë, ishte pak konfuze, por edhe kundërshtari ishte i gjithë në mbrojtje. Patëm raste për të shënuar edhe dje.

Çështja e kapitenit, a është kjo zgjidhja e duhur?

Besoj se po, pasi këtë e ka vendosur grupi. Votuam, dhe Mavraj mori më shumë vota. Më pas, Hysaj dhe unë. Në një anë është pozitive, por gjithsesi ke përgjegjësi kur ke shiritin. Të gjithë ata që janë në fushë duhet të japin maksimumin.

Herën e fundit ndaj Izraelit ishte një tjetër trajner. Çfarë presim të dielën?

Ne na duhet fitorja, pasi mund të na bllokojnë rrugën tonë për në Europian. Disa lojtarë që pushuan dje, do luajnë të dielën. Ata do të na sulmojnë, por duhet ta fillojmë sa më mirë ndeshjen.

Për kë votuat për kapitenin?

Vota nuk tregohet, por Mavraj dhe Hysaj kanë qenë në listën time. Edhe në të kaluarën, edhe ata kanë qenë lider në fushë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO