Microsoft prezanton Windows 10 Music

Microsoft ka prezantuar sot një parashikim të Windows Music dhe Videos, të cilat dihet se janë në versionin beta të Windows 10 – Parashikimi Teknik.

Auto & Tek

01/04/2015 19:18

Përdoruesit e Windows mund t’i shkarkojnë aplikacionet direkt nga Store Beta në platformën e ndërtuar së fundmi për versionin ‘Parashikimi Teknik’ të Windows 10.

Pas shkarkimit të aplikacionit për muzikë, përdoruesit fitojnë një qasje në tërë përmbajtjet e MP3-ve në pajisje, OneDrive apo edhe në Xbox Music, transmeton Lajmi.net.

386674-windows-10-preview-music-app

Veç tjerash, përdoruesit mund t’i ndajnë këngët sipas dëshirës dhe të dëgjojnë radio stacione bazuar në artistët më të pëlqyer.

Përdoruesit mund të krijojnë lista të luajtjes duke zhvendosur këngët nga të gjitha platformat, dhe të hynë në katalogun e Xbox Music me qasje të plotë.

Ndryshe, aplikacioni për video i lejon përdoruesit që të shfletojnë, ndajnë dhe luajnë video skedar të formateve të ndryshme të tilla si MVK, dhe gjithashtu të shtojnë një dosje me videot më të pëlqyera në koleksion, transmeton Lajmi.net.

386675-windows-10-preview-video-app

Për më tepër, përdoruesit do të mund të shkarkojnë filma dhe TV për luajtje offline. Microsoft do të nxjerrë gjithashtu edhe një menaxhim të ri të pajisjes, rezultate të kërkimit më të përmirësuara, rishikime të filmave dhe informacione të tjera së bashku me veçoritë e reja.

“Këto janë vetëm parashikime të këtyre aplikacioneve”, tha Windows Team. “Ju lutemi që të dërgoni vërejtjet tuaja, për problemet dhe sugjerimet”, përfundoi në fund Windwos Team.