Metoda “magjike” për pastrimin e dyshemeve, dusheve dhe lavamanëve

Ekzistojnë qindra spërkatësë pastrimi në treg që pretendojnë të pastrojnë individualisht kuzhinën, banjon dhe dhomën tuaj të gjumit.

Fun

21/01/2019 22:36

Por në vend të blerjes së një produkti të ngarkuar me kimikate për secilën zonë të shtëpisë tuaj, një grup nënash në Facebook kanë zhvilluar një ‘sprej të magjishëm’ që mund të transformojë çdo gjë, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht nëse pluhuri do të jetë i dendur në dush, qelq të stufës ose lavaman, shpikja me pesë përbërës është bërë një “shpëtim” për shumë pronarë shtëpish.

Spreji mund të bëhet në shtëpi dhe kërkon vetëm pesë përbërës shtëpiakë.

Thjesht vendosni 1.5 litra ujë (një filxhan që duhet të vlojë), 300ml uthull, detergjent për larje enësh 60ml, vaj eukalipt 25ml dhe tri lugë çaji sode buke- e cila njihet edhe si karbonat natriumi.

Nënat kanë ndarë disa fotografi të cilat tregojnë ndryshimet e pajisjeve shtëpiake para dhe pas aplikimit të këtij spreji. /Lajmi.net/