Messi – Ronaldo, cili fitoi më shumë vitin e fundit?

Cristiano Ronaldo ka fituar më shumë para se sa Lionel Messi në vitin e fundit.

Sport

13/07/2016 23:12

Sukseset e Cristiano Ronaldos nuk kanë të ndalur. Pas triumfit në Ligën e Kampionëve dhe kampionatin Evropian, Ronaldo tashmë e ka regjistruar një tjetër sukses.

Ai është futbollisti me më së shumti të hyra në periudhën qershor 2015 – qershor 2016, transmeton The Sun nga Forbes.

Ronaldo ka regjistruar fitime prej 66.8 milionë funtesh në 12 muajt e fundit nga paga si futbollist dhe kontratat me sponsorë, duke e lënë pas vetes rivalin Leo Messi me 61.8 milionë.