Messi premton titullin e kampionit

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi u ka premtuar tifozëve se do të fitojë trofeun e kampionit të botës, në Brazil.

Sport

22/05/2014 21:08

Lionel Messi është duke i mbushur bateritë para fillimit të Kampionatit botëror. Dhe, ai ka bërë një premtim që do t’i gëzojë shumë tifozët e Argjentinës.

Messi, së bashku me gruan e tij Antonella dhe birin Thiago qëndruan në bar Vip de Rosario, dhe aty u takuan me tifozë të Kombëtarës së Argjentinës.

Përveç bisedave të shkurtra dhe fotografive, Messi zbuloi synimin e tij për garën më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar: “Ju premtoj se do ta ngriti trofeun”, u shpreh Messi, raporton El Mundo Deportivo.

Parashikimet ndaj Argjentinës por edhe vetë Messit janë të mëdha. Ylli i Barcelonës shpeshherë është kritikuar për dështimin e përsëritjes së formës së mirë me gjigantin katalan tek Argjentina, dhe duket i vendosur t’i jap fund atyre por edhe pritjes së tij për titullin e kampionit.

Argjentina do të luajë në Grupin F me Bosnjën e Hercegovinën, Iranin dhe Nigerinë.