Messi më i miri, Ronaldo MVP

Lionel Messi u zgjodh para Cristiano Ronaldos si futbollisti më i mirë në La Ligë për edicionin 2012/13, në ndarjen vjetore të çmimeve, por ylli i Real Madridit u votua si futbollisti më i vlefshëm i stinorit. Sulmuesi i Barcelonës fitoi çmimin për vitin e pestë të njëpasnjëshëm, si dhe u shpall sulmuesi më i…

Sport

03/12/2013 08:48

Lionel Messi u zgjodh para Cristiano Ronaldos si futbollisti më i mirë në La Ligë për edicionin 2012/13, në ndarjen vjetore të çmimeve, por ylli i Real Madridit u votua si futbollisti më i vlefshëm i stinorit.

Sulmuesi i Barcelonës fitoi çmimin për vitin e pestë të njëpasnjëshëm, si dhe u shpall sulmuesi më i mirë, kurse bashkëlojtari i tij nga Barcelona, Andres Iniesta u votua si mesfushori më i miri ofanziv në ligë, për herën e katërt në pesë edicionet e fundit.

Ronaldo humbi në garë për lojtarin më të mirë por mori trofeun e MVP’së në edicionin e pestë të ndarjes së çmimeve të organizuar nga organi drejtues i La Ligës.

“Është një nder dhe privilegj të marr këtë çmim. Më duhet të falënderoj bashkëlojtarët dhe Real Madridin, si dhe njerëzit e tjerë që qëndrojnë pas këtij çmimi, si familja ime. Do të mundohem të qëndroj shëndosh e mirë në mënyrë që të fitoj edhe më tepër çmime në nivelin kolektiv dhe atë individual”, deklaroi Ronaldo.

Bashkëlojtari i tij Asier Illarramendi mori dy çmime: mesfushori më i miri i mirë dhe futbollisti që ka depërtuar më së tepërmi edicionin e kaluar pas transferimit në Santiago Bernabeu nga Real Sociedad gjatë verës.

Mbrojtësi më i mirë u shpall Sergio Ramos i cili fitoi çmimin për vitin e dytë me radhë. Diego Simeone mposhti Tito Vilanovan dhe Jose Mourinhon për çmimin e trajnerit më të mirë pasi udhëhoqi Atletico Madridin drejt triumfit në Copa del Rey dhe pozitës së tretë në tabelë.

Portieri i Atleticos, Thibaut Courtois, fitoi çmimin e portierit më të mirë, kurse kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas u ngushëllua me çmimin ‘fair-play’.