‘Messi më i kompletuar se Ronaldo’

Mesfushori dhe kapiteni i Rayo Vallecanos, Roberto Trashorras ka thënë se superylli i Barcelonës, Lionel Messi është lojtar më i kompletuar sesa Cristiano Ronaldo.

Sport

28/12/2014 22:24

Messi është lojtar më i kompletuar se Ronaldo dhe një gjë e tillë nuk mund të mohohet, por këtë vit është portugezi që meriton të fitojë Topin e Artë, gjithnjë sipas mesfushorit të Vallecanos, Trashorras.

“Për mendimin tim, lojtari më i mirë është Messi, sepse është më gjithëpërfshirës dhe ka më shumë influencë në lojë sesa Ronaldo”, tha Trashorras.

“Sidoqoftë, këtë vit, Ronado ka qenë më i mirë se Messi, dhe nëse Topi i Artë jepet për lojtarin e sezonit, atëherë atëh e meriton Ronaldo. Sidoqoftë, për çmimin më të mirë çdo herë duhet të jetë Messi”, përfundoi Trashorras.