Messi, ku e ke vendos dorën?

Lionel Messi i ka habitur të gjithë, me vendosjen e dorës në një vend aspak të lakmueshëm, pasi u takuar me Cristiano Ronaldon, pas përfundimit të ndeshjes finale të Copa del Rey ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.

Sport

17/04/2014 22:30

Cristiano Ronaldo nuk ishte pjesë e El Clasicos së të mërkurës mbrëma, por zbriti në fushë pasi Real Madridi e mposhti Barcelonën, 2:1, në finale të Copa del Rey.

Në anën tjetër, Lionel Messi ishte në fushë, por nuk la asnjë shenjë për ta vërtetuar këtë.

E dy yjet e futbollit botëror u takuan pas ndeshjes, duke ia zgjatur dorën njëri tjetrit.

Por, pasi ia zgjati dorën futbollistit më të mirë në botë, ylli argjentinas e vendosi dorën e tij në një vend aspak të hijshëm, dhe kjo u ra në sy fotografëve të shumtë të ndeshjes, të cilës assesi nuk mund ta lëshonin këtë ‘mundësi të artë’.

Kushedi se çka do të mendojë Messi kur ta shohë këtë fotografi…