Messi hyn në histori, e thyen rekordin e Raulit (Video)

Përpos se u bë golashënuesi më i mirë në historinë e La Ligas, Messi tashmë ka arritur të bëhet gjithashtu dhe golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Sport

25/11/2014 21:34

Lionel Messi ka shënuar gol në minutën e 38’ të takimit, kundër APOEL-it duke u futur kështu në histori të Ligës së Kampionëve.

Me 72 gola të shënuara në këtë garë, ai ka tejkaluar rekordin e Raulit, për të shkruajtur emrin e tij, në historinë garës më të madhe europiane.

Këto gola, Messi i ka shënuar në vetëm 91 paraqitje. Lojtari i Real Madridirt, Cristiano Ronaldo ka shënuar 70 gola në Ligën e Kampionëve, ndërsa nesër Reali ndeshet me Baselin.

Kjo ishte një javë për të mos u harruar nga Leo Messi, pasi gjatë vikendit, ai arriti të bëhej golashënuesi më i mirë në historinë e La Ligas.

Video