Messi flet për paratë e Cityt

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka folur para ndeshjes me Manchester Cityn, duke thënë se do të jetë një përballje shumë e vështirë pasi skuadra angleze është e fortë sepse është mjaft e pasur.

Sport

24/02/2015 17:49

Messi ka thënë se Manchester City është skuadër që ka shumë para, dhe një gjë e tillë i bën ata të fortë, pasi kanë blerë lojtarë të mirë.

“Këtë herë do të jetë shumë më vështirë sesa në vitin e kaluar. Ata kanë shumë para dhe kanë shpenzuar shumë për të transferuar lojtarë të shkëlqyer”, tha Messi.

Përndryshe, derbi ndërmjet Manchester Cityt dhe Barcelonës do të fillojë sonte në ora 20:45 dhe do të zhvillohet në Etihad Stadium.