Messi është në Milano!

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka shfrytëzuar këto ditë pushimi, duke udhëtuar drejt qytetit të Italisë, Milanos.

Sport

07/09/2014 10:40

Messi është i lënduar dhe për këtë arsye është jashtë ndonjë aktiviteti sportiv, derisa të bëhet rikuperimi i plotë i tij.

El Mundo Deportivo na  mëson se argjentinasi momentalisht gjindet në Milano, ku pritet të takohet me pronarët e Dolce&Gabanna për të diskutuar ndonjë marrëveshje reklamuese.

Pasi ta përfundoj një gjë të tillë, Messi do ta ndjekë sot garën e Formula 1 e cila zhvillohet në Monza.