Messi do të nënshkruajë kontratë të re dhe do të mbetet përgjithmonë i Barcelonës

Lionel Messi do të qëndrojë në Barcelonë dhe marrëdhënia e tij me klubin do të “zgjasë” përgjithmonë, sipas presidentit të klubit Josep Maria Bartomeu.

Sport

14/02/2019 13:09

Messi, 31 vjeç, është duke shijuar një tjetër sezon të shkëlqyer me gjigantët katalan, ku deri më tani ka shënuar 21 gola, për të udhëhequr Barcelonën drejt një titulli tjetër të La Ligas.

Ylli argjentinas ka më pak se dy vjet në kontratën e tij me Barcelonën, dhe do të jetë 34 vjeçar ku kontrata e tij me katalanët përfundon.

“Leo Messi do të vazhdojë me ne”, ka thënë Bartomeu, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai është një lojtar i klubit dhe marrëdhënia do të vazhdojë përgjithmonë”.

“Ai na ka thënë se dëshiron të vazhdojë. Ne i kemi ofruar atij një kontratë të re për pesë vjet dhe shpresoj që do të vazhdojmë të diskutojmë marrëveshjen”./Lajmi.net/