Messi-Argjentina, vendim sensacional

Gazeta më e njohur argjentinase, "La Nacion", është shprehur e bindur që Lionel Messi do të kthehet te Argjentina.

Sport

03/07/2016 17:55

Duke u thirrur në burime pranë futbollistit, gazeta në fjalë ka shkruar që Messi nuk ia ka pasur idenë që tërheqja e tij do të shkaktojë një “tronditje” të tillë në opinionin argjentinas.

Si pasojë e kësaj, Leo ka vendosur që të rikthehet dhe në Botërorin 2018, do ta udhëheqë Argjentinën drejt suksesit të shumëpritur, përcjellë “Lajmi.net”.

Duket që Leo e ka kuptuar gabimin e rëndë dhe nuk do të heq dorë nga ëndrra e tij më e madhe në karrierë – një trofe me fanellën e kombit të tij.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.