Mësoni se çfarë bën Ronaldo në stërvitje

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ka thënë se bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo kërcen në ujë të ftohtë në stërvitje, në mënyrë që të përshpejtojë sa më shumë vrapimin e tij.

Sport

12/11/2014 00:01

Varane ka thënë se kur skuadra e tij kthehet në shtëpi pasi ka zhvilluar një ndeshje në udhëtim, Ronaldo është i pari i cili shkon në kompleksin e stërvitjeve dhe kërcen në ujë të ftohtë, për të rritur shpejtësinë e tij.

“Është një gjë shumë e vështirë që ta kritikosh Ronaldon. Kur ne kthehemi në shtëpi pas ndonjë ndeshjeje si mysafirë, ai është nga ata lojtarët që shkon drejt kompleksit të stërvitjeve dhe kërcen në ujë të ftohtë, për të rritur shpejtësinë e tij”.

“Ronaldo padyshim që është një shembull i mirë për tu ndjekur”, tha mbrojtësi i Real Madridit për revistën e njohur franceze, France Football.

Përndryshe, Ronaldo është duke kaluar në formën e tij jetësore, pasi ka shënuar një numër të madh të golave në këtë fillim të sezonit.

Momentalisht, ai është kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë, që do të ishte i dyti radhazi për të dhe i treti në karrierën e tij.