Meritan Shabani në radarin e Ajax

Kanë kaluar vetëm tri ditë që nga hapja e afatit kalimtar dimëror dhe shumë ndryshime kanë ndodhur në futbollin evropian.

Sport

04/01/2019 19:47

Lëvizje të mëdha po vinë edhe nga Eredevisie e Holandës, saktësisht nga Ajax Amsterdam.

“Bild” raporton se skuadra nga Amsterdami ka shfaqur interesim për talentin kosovar që luan me Bayern Munich, Meritan Shabani, transmeton lajmi.net.

Thuhet se holandezët po planifikojnë ta transferojnë 19 vjeçarin qysh këtë muaj.

Kujtojmë se Shabani është dëshira e Bernard Challandes për ta afruar tek Kosova. Ai aktualisht paraqitet me Gjermaninë U-20 dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. /Lajmi.net/