Mercedes hedhë bombën C63 në Paris

Dy variante të fuqisë dhe dy stile të trupit janë të barabartë me një perfeksion të padiskutueshëm.

Auto & Tek

03/10/2014 20:30

Pas zbulimit të disa imazheve të mëhershme të modelit Mercedes-AMG C63 javën e kaluar, Mercedes-Benz ka sjellur modelin e tij të ri shumë tërheqës në shfaqjen e veturave në Paris.

Siç edhe ishte raportuar më herët, C63 vjen me dy modele: modeli bazë dhe modeli C63 S. Që të dy vijnë me motorin e njëjtë 4.0 litërsh turbo-binjak V8, transmeton Lajmi.net.

Në C63, motori do të njihet si M177 në vend të M178.

C63 do të prodhojë 469 kuaj-fuqi me 479 çifte rrotulluese në dispozicion. Modeli tjetër C63 S do t’i mahnitë klientët me 503 kuaj-fuqi dhe 515 çifte rrotulluese.

Arritja e shpejtësisë prej 96kmh në të dy modelet dallon shumë pak në sekonda, pasi që C63 e kapë këtë shpejtësi në vetëm 4.1 sekonda kurse C63 S në 4.2.

Shpejtësia maksimale e të dy modeleve është e limituar elektronikisht në 250 kmh.