Mercedes G65 AMG do të vijë në Amerikë

Modeli Mercedes G65 AMG do të vijë si model i vitit 2016, me një çmim prej $250.000.

Auto & Tek

04/09/2014 00:38

Së shpejti blerësit në këtë anë të Atlantikut do të kenë mundësi për ta blerë modelin e ri të Mercedes, G65 AMG.

Modeli G65 është i ngjajshëm me G63 por ndryshimi qëndron në motor, pasi që modeli G65 ka një motor më të madh – 6.0 litërsh turbo V12, transmeton Lajmi.net.

Dalja nga motori është e radhitur në 604 kuaj-fuqi dhe 738 çifte rrotulluese, ku kjo fuqi do të dërgohet në katër rrotat përmes një marshi automatik prej shtatë shpejtësive.

Mercedes ka vendosur që ta dërgojë këtë model në SHBA si model i vitit 2016, duke ja vendosur një çmim prej $250.000, transmeton Lajmi.net.