Mediet në Itali tregojnë sa mund t’i kushtojë Juventusit James Rodriguez

Juventusi verën e ardhshme mund të thyej një tjetër rekord në tregun e transferimeve.

Sport

17/10/2018 16:51

‘Zonja e Vjetër’ këtë verë shpenzoi 112 milionë euro për të transferuar në Serie A yllin portugez, Cristiano Ronaldon nga Real Madrid.

Një emër tjetër i madh mund t’i bashkohet Juventusit verën e ardhshme është James Rodriguez, aktualisht i huazuar te Bayern Munich.

Mediet në Itali gjatë ditës kanë raportuar se ‘operacioni’ James Rodriguez mund t’i kushtojë deri në 70 milionë euro.

James Rodriguez gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Portos, Monacos dhe Real Madridit./Lajmi.net/