Mediat turke: Organizata terroriste e Gylenit e kishte paralajmëruar sulmin në Stamboll (Video)

Sulmi terrorist i cili ndodhi në një lokal në Stamboll, ishte paralajmëruar përmes një seriali të xhiruar nga organizata terroriste e Fetullah Gylenit, FETO.

Bota

01/01/2017 08:42

Siç raportojnë mediat turke, sulmuesit që lanë të vdekur 35 persona dhe plagosën 40 të tjerë, ishin të veshur me kostume të Babadimrit, ndërsa në filmin në fjalë, një njeri i veshur me kostume të Babadimirit planifikon sulm terrorist.

Gjithashtu në episodin paraprak të këtij filmi e që është xhiruar nga organizata FETO, paralajmërohet edhe vrasja e ambasadorit rus në Turqi, gjë që ndodhi më 19 dhjetor në Ankara.


Organizata terroriste e Gylenit permes filmit e… by tvshenjaofficial