Mediat botërore shkruajnë për suksesin historik të Kosovës

Mediat botërore kanë shkruar për fitoren historike të Kosovës në Ligën e Kombeve.

Sport

21/11/2018 10:39

Përfaqësuesja e Kosovës mposhti 4 me 0 Azerbajxhanin, për ta siguruar fazën e play-offit në Ligën e Kombeve.

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për këtë arritje historike të Përfaqësueses sonë, duke treguar për entuziastin që kemi për tu kualifikuar në Kampionatin Evropian, raporton “lajmi.net”.

Më poshtë, mund t’i shikoni vetëm disa tituj të medieve botërore që kanë shkruar për suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve:

“Het-triku i Arbër Zenelit i siguron Kosovës promovimin në Ligën C”, shkruan ESPN.

“Kosova buzë kualifikimit shokues në Kampionatin Evropian 2020, pasi e shkatërroi Azerbajxhanin”, shkruan mediumi irlandez “The42.ie”.

Ndërsa Sky Sports në Britani të Madhe ka këtë titull për triumfin e Kosovës: “Kosova ka rastin të kualifikohet në Euro 2020”.

“Kosova e posaardhur e siguron një vend në play-off në kualifikime për Euro 2020”, shkruan Washington Posti në SHBA. /Lajmi.net/