Me trup në Man Utd, me mendje në Arsenal

Sulmuesi Danny Welbeck ka befasuar duke deklaruar se e kishte paramenduar veten duke luajtur në Arsenal, edhe gjatë kohës sa ishte futbollist i Manchester Unitedit.

Sport

03/09/2014 13:48

Danny Welbeck rrezikon të sulmohet nga tifozët e Manchester Unitedit pasi theksoi se ka menduar për të luajtur për Arsenalin për një kohë të gjatë.

23-vjeçari kompletoi transferimin në Emirates me vlerë prej 16 milionë funte në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Por, duket se ai e kishte planifikuar lëvizjen shumë kohë më parë.

“Është kënaqësi të jem pjesë e këtij klubi dhe është një skuadër që gjithmonë e kam ndjekur në Premierligë”, deklaroi Welbeck për “Arsenal.com”.

“E kam paramenduar veten duke luajtur në këtë ekip më parë. Dhe, realizimi i transferimit është kënaqësi”, u shpreh ai.