McManaman: Real Madrid – Atletico Madrid, ky ekip do të fitojë

Ish mesfushori i Real Madridit, Steve McManaman beson se “Los Blancos” do ta kenë të vështirë por do të shënojnë fitore kundër Atletico Madridit në Santiago Bernabeu.

Sport

27/02/2016 09:24

Steve McManaman beson se Real Madrid do të shënojë fitore në ballafaqim me Atletico Madridin në Santiago Bernabeu.

Ish mesfushori i “Los Blancos” pret një duel të vështirë. Por, ai është optimist se skuadra e trajnerit Zinedine Zidane do ta fitojë derbin e qytetit.

“Real Madrid është favorit, por Atletico u ka krijuar telashe”, deklaroi McManaman për mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

“Do të jetë po ashtu e vështirë sepse Real nuk guxon të humb më tepër pikë ndaj Barcelonës. Por, besoj se Real Madrid do të fitojë”, u shpreh ai.