McGregor nuk pensionohet, gjen kundërshtarin e ri pas humbjes nga Khabib

Conor McGregor pritet të vazhdojë të luftojë në UFC.

Sport

09/10/2018 11:00

Conor McGregor nuk duket i interesuar të pensionohet nga UFC pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov.

Ylli i madh irlandez ka paralajmëruar rikthimin e tij madje edhe duke kërkuar revansh ndaj rusit.

Por, e përditshmja britanike “Independent” raporton se kandidati kryesor për kundërshtar të ri për McGregor është Tony Ferguson, përcjell lajmi.net.

Ferguson po ashtu luftoi në mbrëmjen e meçit McGregor – Khabib duke shënuar fitore të madhe pas rikthimit nga lëndimi i rëndë i gjurit.

McGregor në rast të një fitoreje ndaj Fergusonit do ta konfirmonte kandidaturën e re për revansh me Nurmagomedov. /Lajmi.net/