Mbyllet sfida Real Madrid – PSG, ky është rezultati përfundimtar

Është mbyllur sfida ndërmjet Real Madrid dhe PSG, me rezultat 1-3 në favor të PSG.

Sport

28/07/2016 03:29

Parisienët kaluan të parët në avantazh nepërmjet Nanitamo Ikone në minutën e dytë të ndeshjes.

Përkundër disa tentimeve të madrilenëve për ta barazuar rezultatin, ishin përsëri PSG që kaluan në avantazh 0 – 2, nepërmjet Thomas Meunier, në minutën e 35′ të ndeshjes, transmeton lajmi.net

Vetëm 5 minuta më vonë, po i njejti lojtar përsëri kalon në epërsi Parisin për 0 – 3.

Në minutën e 44′ Marcelo ishte ai që shënoi golin e nderit për madrilenët nga pika e bardhë, pas një prekje me dorë në zonën e 16 metërshit.

Në pjesen e dytë u zhvillua lojë e fortë dhe në raste e ashpër, me shanse shënimi, por gola nuk pati dhe kështu rezultati përfundimtar i ndeshjes është 1-3 në favor të PSG.