Mbrëmë doli lajmi për shkarkimin e Hasit, ky është lajmi i fundit

Besnik Hasi nuk do të jetë më trajner i Olimpiakosit.

Sport

25/09/2017 08:25

Humbja e djeshme në derbin e Athinës ndaj AEK-ut, me shifrat 3-2, ka bërë që drejtuesit e klubit të madh grek të vendosin për shkarkimin e tij.

“Mbetet vetëm njoftimi zyrtar nga ana e klubit, por trajneri kosovar nuk është më në krye të pankinës së Olimpiakosit. Në ndeshjen për Ligën e Kampioneve ndaj Juventusit, skuadrën pritet ta drejtojë ish-portieri Antonis Nikopolidis”, – njoftojnë mediat më prestigjioze në Greqi.

Në fakt, gjatë javëve të fundit, për shkak të rezultateve të papritura në kampionatin grek, është folur shumë për një prishje të kontratës, por dështimi në derbin ndaj AEK-ut, duket se vulosi gjithçka.

“Unë nuk mendoj për të ardhmen time, por për të ardhmen e ekipit. Kemi humbur një ndeshje që e kemi kontrolluar, kjo më zhgënjen më tepër”, – ka thënë Hasi pasi është pyetur nga gazetarët për largimin nga Olimpiakosi pas humbjes kundër AEK-ut.

1