Mbeti e tmerruar kur gjeti në telefonin e saj, fotografinë që dikush ia bëri teksa po flinte (Foto)

Debra Demetriou nga Newcastle e Anglisë, ka mbetur e tmerruar kur po shikonte në galerinë e fotografive të telefonit të saj dhe e gjeti një fotografi nga nata e kaluar.

Fun

04/06/2018 15:48

 

Nëna e dy fëmijëve, mbeti e ‘ngrirë’ me të parë imazhin ku ajo shfaqet duke fjetur, ndërsa nuk dihet kush e shkrepi, transmeton Telegrafi.

“Para se të flija, e futa telefonin nën jastëk, aty e gjeta kur u zgjova. Djali madh ishte në punë, kurse tjetri me babanë, ndërsa unë isha vetëm në shtëpi”, ka shpjeguar ajo situatën.

Në të njëjtën kohë, në shtëpi nuk ka pasur ndonjë thyerje, që tregon se askush nuk kishte hyrë brenda.

Imazhi i çuditshëm që e gjeti në telefon

“Mund të ketë qenë ndonjë gjë tjetër, si tip fantazme që me fotografoi në atë pozitë dhe pa dijeninë time”, ka shtuar Demetriuo.

Imazhi saj është shpërndarë në rrjetet sociale, ku shumë shikues nuk përjashtuan mundësinë e ndonjë aktiviteti paranormal.