Matri ka ‘harruar’ golin

Alessandro Matri nuk u zhbllokua as kundër ish skuadrës së tij Juventus. Në shtatë paraqitje këtë edicion me fanellën e Milanit, nuk ka realizuar asnjë gol. Shënimi i fundit nga sulmuesi italian vjen më 8 maj 2013 kundër Atalantës. Matri nuk e gjeti golin as të dielën mbrëma kundër Juventusit në Torino ku Rossonerët u…

Sport

07/10/2013 19:33

Alessandro Matri nuk u zhbllokua as kundër ish skuadrës së tij Juventus. Në shtatë paraqitje këtë edicion me fanellën e Milanit, nuk ka realizuar asnjë gol.

Shënimi i fundit nga sulmuesi italian vjen më 8 maj 2013 kundër Atalantës. Matri nuk e gjeti golin as të dielën mbrëma kundër Juventusit në Torino ku Rossonerët u mposhtën me rezultat 3-2 dhe golat për ekipin mysafir i realizoi mesfushori Sulley Muntari.

“Goli më mungon shumë, por edhe në të kaluarën më kanë ndodhur periudha si kjo dhe gjithmonë kam dal prej tyre, sepse jetoj në qetësi”, deklaroi Matri në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Statistikat janë në anën e tij: 63 gola në Serie A në 194 paraqitje, 27 në tri sezonet me Juventusin.