Matic nuk i harron bombardimet

Mesfushori i Chelseas, Nemanja Matic, ka thënë se nuk do t’i harrojë kurrë bombardimet, pas luftës në vitin 1999.

Sport

02/12/2014 10:03

Mesfushori i Chelseas, Nemanja Matic ka thënë se nuk do t’i harrojë kurrë bombardimet e vitit 1999, pas luftës në Kosovë.

Reprezentuesi serb sot është një prej futbollistëve kryesorë në ekipin e Jose Mourinhos. Dhe, gjatë një interviste për mediat britanike, ai është pyetur për bombardimet mbi Serbi.

“Nuk ka qenë e lehtë në atë kohë, ishte luftë, por unë isha shumë i ri dhe nuk më kujtohet”, deklaroi ai.

“Për mua më së keqi ka qenë në vitin 1999, kur isha 12-13 vjeç, dhe Amerika na bombardoi. Ishte shumë e vështirë, nuk e kuptova se çka po ndodh rreth meje. E kam pyetur babanë, por as ai nuk ishte në gjendje të më jepte përgjigje. Ai është momenti që nuk do ta harrojë gjithë jetën”, u shpreh Matic.