Mathieu mungon tre javë

Mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu ka pësuar një lëndim në pulpën e këmbës së djathtë, dhe kështu do të jetë jashtë fushave të lojës për 2-3 javë.

Sport

02/11/2014 22:47

Barcelona është shokuar me lajmin e lëndimit të Jeremy Mathieu i cili do të jetë jashtë fushave të lojës për diku rreth 2-3 javë.

“Jeremy Mathieu do të mungojë në disa ndeshjet e ardhshme të Barcelonës pasi pësoi një lëndim në pulpën e këmbës së djathtë”.

“Ai do të jetë jashtë fushave të lojës për diku rreth 2-3 javë. Ai do të mungojë në mënyrë definitive në ndeshjen ndaj Ajaxit dhe Almerias në këtë javë. Ai pritet të mos luajë asnjë ndeshje për Francën”.

“Barcelona do rikthehet në aksion më 22 nëntor në ndeshjen ndaj Sevillas në Camp Nou, ndërsa Mathieu ka gjasa që të luajë në atë takim”, shkruan komunikata zyrtare e lëshuar nga Barcelona.