Materiali ri për çanta të celularëve që është më i fortë se çeliku

Një mbrojtëse apo çantë e re që është krijuar për celularë është e hollë, e lehtë dhe më e fortë se çeliku.

Auto & Tek

13/10/2014 19:48

“Ky material është 50 herë më i fortë se plastika, afër dhjetë herë më i fortë se alumini dhe gati tre herë më i fortë se çeliku”, tha Jan Schroer. “Është mahnitëse”.

Por sa është çmimi i saj? Nuk mund ta bleni një të tillë ende.

Jan Schroers, i cili jep mësime për inxhinierinë mekanike dhe materialeve shkencore në Universitetin Yale, ka krijuar këtë teknologji për mbrojtëse të celularëve në laboratorin e tij dhe dëshiron që ta sjellë produktin në prodhim, transmeton Lajmi.net.

Schroers kaloi pjesën më të madhe të dekadës së kaluar duke ndjekur një qasje krejtësisht ndryshe për pikëpamjet e formësimit të gjeometrive komplekse.

Në vend të shkrirjes së materialit BMG dhe forcimit të tij në një temperaturë të lartë, ai përdori një super-lëng të veçantë për materialin, në të cilin BMG zbutet mjaftueshëm për të lejuar formimin.

Me këtë teknikë, të cilen Schroers e quan ‘formimi termoplastik’, BMG-të mund të formësohen si plastika. Si pasojë, BMG-të termoplastike nuk kërkojnë shuma masive të energjisë.