Mata pranon sfidën e Mourinhos

Juan Mata ka thënë se nuk ka shans që ai të dorëzohet në Chelsea, pavarësisht se e nisi sezonin mes shumë dyshimeve rreth statusit në skuadër. Mata e humbi vendin e tij në formacionin bazë të Jose Mourinhos, pasi portugezi preferoi të angazhojë Oscarin në rolin e ‘numrit 10’. Mourinho paralajmëroi reprezentuesin spanjoll të adaptohet…

Sport

02/10/2013 20:30

Juan Mata ka thënë se nuk ka shans që ai të dorëzohet në Chelsea, pavarësisht se e nisi sezonin mes shumë dyshimeve rreth statusit në skuadër.

Mata e humbi vendin e tij në formacionin bazë të Jose Mourinhos, pasi portugezi preferoi të angazhojë Oscarin në rolin e ‘numrit 10’. Mourinho paralajmëroi reprezentuesin spanjoll të adaptohet ose të rrezikojë të mbetet përgjithmonë në rolin e rezervistit dhe Mata është zotuar të realizojë sfidën.

Ai beson se mund të kalojë sezonin e tij më të mirë deri më tani në Stamford Bridge. “Vetëm vazhdoj përpara. Stërvitem mirë dhe përgatitem për çdo ndeshje”, deklaroi Mata, i cili luajti si titullar në fitoren 4-0 kundër Steaua Bukureshtit në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

“Mundohem të përmirësohem çdo vit, viti im i parë dhe i dyti ishin fantastik por dua që ky të jetë edhe më i mirë”, u shpreh ai.