Mata kishte një ‘porosi’ për Ronaldon gjatë ndeshjes Juventus – Man Utd

Tifozët e Manchester United nuk e kanë pritur edhe aq mirë veprimin e Cristiano Ronaldos për ta festuar golin.

Sport

08/11/2018 14:56

Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë në ndeshjen që u mbyll në favor të Manchester United (1-2), e që festoi duke treguar muskujt e barkut.

Tifozët e ‘Djajve të Kuq’ kanë reaguar në Twitter, duke shkruar se Juan Mata i tregoi portugezit se muskujt nuk ta fitojnë ndeshjen, përcjell “lajmi.net”.

“Juan Mata i tregoi Cristiano Ronaldos se muskujt nuk ta fitojnë ndeshjen”, “Ata duhet ta intervistonin Ronaldon pas ndeshjes. Ndoshta ishte i zënë duke i numëruar muskujt, duke u siguruar që mos ta humbet një prej tyre, poashtu”, ishin disa reagime të tifozëve të Manchester United.

Kujtojmë se Juventus është lider i Grupit H në Ligën e Kampionëve me 9 pikë, të ndjekur nga Manchester United me shtatë, Valencia me pesë dhe Young Boys me një. /Lajmi.net/